13:27 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vota e diasporës! KQZ i propozon partive politike disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për afatin e regjistrimit në lista për emigrantët që…

15:50 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vota e diasporës! KQZ i propozon partive politike disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për afatin e regjistrimit në lista për emigrantët që…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i propozon partive politike disa ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e emigrantëve shqiptarë nëpër botë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me një kërkesë adresuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ propozon se në rastet kur emigrantët vërejnë se nuk janë të regjistruar në listën e zgjedhësve, ose regjistrimi i tyre ka pasaktësi, ndërkohë që ata kanë aplikuar, ata të mund të paraqesin kërkesën në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve nga 7 që është aktualisht.

Sipas KQZ, ky ndryshim do t’i siguronte zgjedhësve nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tyre përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.

KERKESA

Drejtuar: Kuvendit të Shqipërisë

Për dijeni: Partisë Socialiste të Shqipërisë
Partisë Demokratike
Partisë së Lirisë
Partisë Socialdemokrate
Partisë Republikane
Partisë Agrare Ambientaliste
Partisë për Drejtësi Integritet dhe Unitet
Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar

 

Të nderuar deputetë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për zhvillimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, si dhe në vlerësim të takimeve konsultuese që KQZ-ja ka zhvilluar me përfaqësues të aktorëve të ndryshëm, çmoj se rregullimet e parashikuara në nenin 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor, me shumë mundësi nuk do të gjejnë zbatim praktik.

Sipas parashikimeve të kësaj dispozite, zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve, kur vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi.

Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë se 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.

Në vlerësimin tonë, nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar. Nga momenti që gjykata pranon kërkesën e zgjedhësit, ngelen vetëm 5 ditë për t’i dërguar atij fletën e votimit dhe për kthimin e saj mbrapsht në KQZ.

Për sa më sipër, propozoj që kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, nëpërmjet kësaj platforme, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.
Ky ndryshim do t’i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.
Në këto rrethana, bazuar edhe në nenin 19, pika 1, shkronja “ll”, të Kodit Zgjedhor, ju propozoj të ndryshohet neni 25, pika 8, sipas tekstit që i bashkëlidhet kësaj shkrese.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

Me respekt, Ilirjan CELIBASHI, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Etiketa: KQZ
Pas

Kryeministri japonez takohet në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, ja çfarë do të diskutojnë dy liderët

Para

Deputetët gjerman në selinë e PD, takohen me Berishën! Kryedemokrati: I informova mbi krizën demokratike në vend!

Para
Deputetët gjerman në selinë e PD, takohen me Berishën! Kryedemokrati: I informova mbi krizën demokratike në vend!

Deputetët gjerman në selinë e PD, takohen me Berishën! Kryedemokrati: I informova mbi krizën demokratike në vend!

Discussion about this post

 



Të Fundit

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas rreth 2 javësh, ja për çfarë po heton policia

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”

SHBA ndryshon qasjen diplomatike: Rubio u kërkon diplomatëve të mos komentojnë mbi drejtësinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.