01:59 | 04/05/2025

Vota e Diasporës, kreu i KQZ Ilirian Celibashi publikon pikat e DHL të hapura të shtunën në Greqi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka publikuar listën me pikat e DHL-së të hapura sot në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi u është drejtuar me një mesazh votuesve nga jashtë me banim në Greqi.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se “në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore”.

KQZ publikoi informacionin e detajuar mbi adresat e pikave të shërbimit, oraret e operimit dhe zonat që mbulohen nga secila pikë.

Para
 



Të Fundit