03:57 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vota e diasporës, krijohet platformë për regjistrimin e shqiptarëve në zgjedhje! Celibashi tregon si do funksionojë: Ka dy faza

12:39 | 27/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vota e diasporës, krijohet platformë për regjistrimin e shqiptarëve në zgjedhje! Celibashi tregon si do funksionojë: Ka dy faza

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zbuluar se është krijuar një platformë në mënyrë që të regjistrohen emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet paramentare të 11 Majit 2025.

Ilirjan Celibashi sqaroi se platforma e krijuar siguron plotësisht identitetin e personit që aplikon, duke shtuar se “përmban standardin më të lartë të sigurisë”. Kreu i KQZ-së u shpreh se Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) ka dy faza dhe aplikantët mund të regjistrohen pa një dokument identifikimi të vlefshëm.

“Fazën e parë të krijimit të profileve të llogarisë të çdo aplikanti dhe në një moment të dytë kur ai e çmon mund të aplikojë për tu regjistruar në listën e votuesve nga jashtë”, tha Celibashi.

Ai shtoi se: “I japim kohën që gjatë kësaj periudhe 60 ditore çështja e vlefshmërisë së dokumentit të adresohet qoftë nga aplikanti, qoftë në një mënyrë tjetër.”

Ilirjan Celibashi: Kemi ndërtuar një platformë e cila siguron plotësisht mbi identitetin e atij që aplikon, krahasuar kjo me të ngjashmet e saj, mendoj se përmban standardin më të lartë të sigurisë.

Kemi konsideruar të gjitha aspektet që lidhen me përdorimin e të dhënave personale. Platforma është e tillë që ka dy faza, fazën e parë të krijimit të profileve të llogarisë të çdo aplikanti dhe në një moment të dytë kur ai e çmon mund të aplikojë për tu regjistruar në listën e votuesve nga jashtë.

E kemi ndërtuar në këtë mënyrë për ti krijuar mundësinë kujtdo votuesi nga jashtë, pavarësisht faktit që disponon apo jo një dokument identifikimi të vlefshëm, të ketë akses në platformë, të krijojë profilin e tij, të regjistrohet për të qenë zgjedhës nga jashtë për një periudhë 60 ditore edhe pse nuk ka një dokument identifikimi të vlefshëm. Duke i dhënë kohën që edhe gjatë kësaj periudhe 60 ditore çështja e vlefshmërisë së dokumentit të adresohet qoftë nga aplikanti, qoftë në një mënyrë tjetër.

Për mënyrën e krijimit të llogarisë. Nga personat që janë në moshë të thyer. Platforma do të ketë edhe një sistem të ndihmës nëpërmjet një chatbot, nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejt me KQZ, me shërbimin e ËhatsApp apo e-mail.

Po listoj, nuk po them që gjyshërit tanë janë të familjarizuar me teknologjinë e informacionit, e para do të duhet të pranojmë që ajo që është prezantuar deri tani është në përputhje të plotë me të gjitha parashikimet, si të kodit zgjedhor, ashtu edhe të aktit rregullator.

Jemi dakordësuar që krijimi i llogarisë kështu do të jetë, mund të implikojë vështirësi për një kategori votuesish dhe me siguri do të duhet të asistohen, por nuk ka mënyrë tjetër për të harmonizuar sigurinë mbi identitetin e tij që aplikon me lehtësinë për të aplikuar.

Mendoj se i kemi kombinuar në mënyrën më të mirë këto kërkesa.

Pas

Problemet me energjinë, Kurti apel qytetarëve: Kujdes me konsumin, operatorët në gadishmëri për defektet

Para

SPAK ankimoi vendimin e GJKKO-së që i dha lirinë Sali Berishës, zbulohet emri i gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen

Para
SPAK ankimoi vendimin e GJKKO-së që i dha lirinë Sali Berishës, zbulohet emri i gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen

SPAK ankimoi vendimin e GJKKO-së që i dha lirinë Sali Berishës, zbulohet emri i gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.