Përfundon numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër.
Procesi i numërimit vijon për 9 qarqe të tjera, ku gara është e fortë dhe rivalitetet janë të dukshme. Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë njëra-tjetrës, me Xhaçkën në avantazh.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe për qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës. Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për diasporën në nëntë qarqe të tjera. Kemi garë të fortë. Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë me njëra-tjetrës, teksa Xhaçka është në avantazh. Kemi rivalitet mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, por rivalitete ka edhe në qarqe të tjera.