Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reguar ditën e sotme në lidhje me votën e emigrantëve.
Sipas Manjanit ky process është shumë i vështirë për t’u realizuar edhe nëse do të realizohej do të mund të ishte shumë lehtë i manipulueshëm.
“Pa zgjidhur këtë krizë këtu midis nesh që kemi mbetur, nuk mund të zgjidhet duke përfshirë edhe ata që ikin! Vetëm sa komplikohet edhe më shumë!”, shkruan Manjani.
Reagimi i plotë:
Për votën e emigrantëve.
——–
Në parim një sistem votimi që nuk garanton zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme për të gjithë ata që votojnë brenda vendit, nuk ka sesi të jetë më i mirë për ata që jetojnë jashtë!
Për sa kohë që vota këtu shitet e blihet mu para syve tanë, atje larg syve shitet e blihet shumë më lirshëm! Llogjikisht të paktën kështu i bie…
Për sa kohë që komisionerët e numëruesit shesin lojën mu nën hundën e partive që i caktojnë (nga shteti skanë frikë fare), atje larg kanë mundësi ta shesin, ta riblejnë e ta rishesin….
Nuk jam i sigurtë që ka sot shtet në botë, ku 1/3 e popullsise ( shifër që vetëm shtohet) jeton jashtë territorit të tij dhe të organizojë votimin e tyre në shtete të tjera.
Standarti ligjor në Shqipëri është një qendër votimi për 1000 zgjedhës. Pra nuk ka ambasadë as zyrë konsullore që mund të garantojë pjesmarrje në votim të qindra e mijëra emigrantëve.
Është thjesht e pamundur! Një adresë ju kërkoi shteti të deklaronin dhe nuk e bënë, lere pastaj të mendohet për një procedurë votimi, aq më tepër të sigurtë.
Votimi elektronik mund të ndihmonte votimin e emigrantëve, por do të “lehtësonte” punën hackerave…
Ngado ta zësh këtë argument nuk duket i thjeshtë madje duket vështirësisht i realizueshëm!
Sidoqoftë, vështirësia kryesore është kriza e besimit tek zgjedhjet!
Pa zgjidhur këtë krizë këtu midis nesh që kemi mbetur, nuk mund të zgjidhet duke përfshirë edhe ata që ikin! Vetëm sa komplikohet edhe më shumë!
Retorika politike ka plot! Të gjithë bëjnë sikur ju “dhimbsen” emigrantën! Në fakt fare!
Edhe sikur të kopjohet ndonje model votimi për emigrantët, e sigurtë është se vota e emigrantit e hedhur jashtë vendi, do ketë një vlerë shumë të vogël sesa e njëjta votë e hedhur në shqipëri!
Pra në çdo skenar kjo temë mbetet thjesht në deklarim populist partish.
Kush bërtet më shumë është populist më i madh!
(S.SH/Shuplaka)