Kompania postare DHL i ka kthyer përgjigje KQZ për procesin e dorëzimit të votës në Greqi. Sipas kompanisë, çdo dërgesë ka provë dorëzimi.
“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në të gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndjekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL.”, thekson DHL.
Shkresa e DHL-së, e cila është protokolluar nga KQZ mban datën 09 maj. Kompania në fjalë thekson se numri i zarfeve të dorëzuara në shtetin e Greqisë është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.