Një ditë pasi Shqipëria votoi kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet I Izraelit, duke I dalë kështu kundër SHBA-ve, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.
”Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.”- shkruhet në postimin e publikuar në faqen zyrtarë të Ambasadës Amerikanë në Tiranë.
(F.M/Faxweb)