Në FaxNews ka qenë i ftuar Luan Hallulli, kreu i shoqatës Italo-Shqiptare. Intervista është zhvilluar rreth çështjes së votimit nga emigrantët shqiptarë kudo që janë, një çështje që ka kaq vite ende nuk po zgjidhet. Hallulli shprehet që është ekzagjeruar tepër duke e shtyrë kaq gjatë zgjidhjen dhe thotë se është në interesin e qeverisë aktuale që emigrantët shqiptarë të mos votojnë, pasi Rama ka frikë prej votës së tyre, duke qenë se nuk janë të varur nga asnjë institucion në Shqipëri, shton Hallulli.
Ai sugjeron zgjidhjen nëprmjet votimit në Konsullatë siç e ka Kosova, ose nëprmjet postës siç e ka Italia. Duhet gjetur një zgjidhje sa më parë, pasi jo çdokush e ka mundësinë të vijë në Shqipëri për të votuar, megjithëse duan të zgjedhin se cili do ta qeverisë shtetin e tyre mëmë. Hallulli shprehet se nuk ndihet aspak i përfaqësuar nga shteti shqiptar dhe se është e pakuptueshme që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë 1 milion shqiptarë në Shqipëri dhe mos të votojnë 5 milion të tjerë jashtë saj, që siç thotë më tej kreu i shoqatës Italo-Shqiptare, shqiptarët e diasporës janë më të përfshirë në politikën shqiptare sesa shqiptarët në Shqipëri. Hallulli tregon se partitë kur janë opozitë, premtojnë që të miratohet ligji i votës, ndërsa sapo marrin pushtetin nuk bëjnë asgjë, njëjtë siç nuk bëri asgjë Ministria e Diasporës sipas tij.
Gazetarja: Jemi në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe vota e migrantëve është shumë e rëndësishme, vota e diasporës që përflitet prej vitesh, po nuk është realizuar.
Luan Hallulli: Kjo është një çështje e thellë për çdo shqiptar që jeton në diasporë. Ne kemi mbi 30 vite që kemi emigruar, me një gomone nga Vlora, si gjithë të tjerët për një jetë më të mirë, po gjithmonë duke kthyer kokën në vendlindje. Është ekzagjëruar që 30 vite dhe ne nuk marrim pjesë në votimet e vendit tonë. Ne kemi shkuar në çdo institucion në çdo vend për të na dhënë mundësinë të votojmë, po drita në tunel është e largët.Të na japin mundësinë të votojmë ose nga Konsullata, posta, se nuk e dimë as ne sit ë komportohemi. Unë e kam mundësinë të vij, po jo çdo kush e ka, për të votuar kë do që të udhëheqë Shqipërinë. Politika shqiptare është e vrenjtur kundrejt çdo emigrant shqiptar që jeton në evropë dhe botë. Në çdo bankë të Parlamentit shqiptar është një letër që i jep të drejtën një emigrant që të votojë ku jeton, po akoma errësirë.
Gazetarja: Ndërkohë që ju atje jetoni me emigrant të kombësive të tjera që e kanë të drejtën të votojnë.
Luan Hallulli: Mund të themi që dhe Kosova që ka pak vite shtet voton nga Konsullata, Italia voton me Postë, nëpërmjet një zarfi të mbyllur. Nuk bëhet një datë siç e kemi ne tani, po bëhet 3 javë më parë dhe shkon në Komsion. Këtej nuk ka impenjime nga asnjë institucion.
Gazetarja: Si mendon, kujt i intereson nga Shqipëria që të mos votojnë emigrantët?
Luan Hallulli: Unë besoj, qeveria aktuale ka frikë, se emigrantët që jetojnë jashtë nuk kanë të bëjnë me të ardhurat e shtetit shqiptar, me të gjithë remitancat që kemi ne. Në çdo institucion sin ë çdo vend të botës punohet pak me hile me punën e votacionit. Kur është në opozitë thonë që do ta bëjnë të ligjshme votën e emigrantëve me patjetër, ne kishim dhe një Ministri Diaspore, na mblodhi tre herë për të ngrënë makarona dhe ndahu prapë, nuk arritën të bjën asgjë.
Gazetarja: Sepse në çdo zgjedhje flitet për votën emigrantëve, por ende asgjë nuk është bërë.
Luan Hallulli: Aty flitet vetëm kur vjen dita, tre javë, 2 muaj më parë, pastaj harrohet rrugëve. Çdo gjë e ka një fillim dhe një mbarim, mjaft tani u bënë 30 vite, unë jam babë me 3 fëmijë, jetoj prej 30 vitesh atje, më 14 thashë unë e kam mundësinë të vij, po shumë të tjerë jo. Të bëj një pyetje, po nëse një njeri bën faj pse e gjejnë, ndërsa për punën e votimit thonë që nuk e dimë adresën, shqiptarët janë të regjistruar.
Gazetarja: Sa të përfaqësuar ndiheni ju nga shteti shqiptar? Cilat janë politikat që duhet të ndjekë shteti me emigrantët.
Luan Hallulli: Zero të përfaqësuar. Kemi shumë problematika, por po nuk fillove te A-ja nuk shkon të Zh-ja. Këto janë gjëra që duhet t’i bëjë qeveria me mundësitë që krijoi një Ministri Diaspore dhe e la përgjysmë, nuk është bërë asgjë përveç takimeve, bashke më çështjen e patentave. 800 mijë shqiptarë në Itali, 1 milion shqiptar votojnë në 14 maj ndërsa 5 milion të tjerë jo. Nuk jemi të huaj këtej sepse kemi kaq vite që kemi ardhur, jemi krenarë dhe me tradita. Politika shqiptare po gabon rëndë.
Gazetarja: Sa e ndjeshme është diaspora lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri?
Luan Hallulli: Nuk besoj se ka shqiptar në Shqipëri që e ndjek politikën shqiptare sa e ndjekë një shqiptar jashtë. Nëna ime 83 vjeçe në Itali, thotë nuk lë një ditë pa parë lajme.
Gazetarja: Thua se ndikon kjo në politikën shqiptare?
Luan Hallulli: Besoj se 100% reflekton. Itali për të gjitha studimet jashtë shtetit e sposorizon një student.
Gazetarja: Ndërkohë jeni prezent në formimet politike të partive shqiptare në vendet jashtë?
Luan Hallulli: Nuk janë parti, janë thjesht një institucion që përfaqëson, s’ka mbështetje nga jashtë nga të dyja palët. Kemi djem dhe vajza të mrekullueshme që kanë mbaruar studimet me rezultate të shkëlqyera që mund të futen në çdo institucin në Shqipëri.