21:43 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vota juaj ka rëndësi! Ambasadori Michel Tarran thirrje shqipëtareve për rëndësin e pjesëmarrjes në zgjedhje

13:04 | 06/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vota juaj ka rëndësi! Ambasadori Michel Tarran thirrje shqipëtareve për rëndësin e pjesëmarrjes në zgjedhje

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka theksuar rëndësinë e procesit zgjedhor dhe të drejtës për të votuar, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë aktive në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Ai nënvizoN se kjo ditë është e rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri, si dhe për mundësinë historike që shqiptarët jashtë vendit do të kenë për të votuar.

Mesazhi i plotë i Ambasadori të OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran

👉Sot, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, dëshirojmë të risjellim në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.
🪧Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi. Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania.
🏛️Këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se, për herë të parë, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, që nuk jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i nxitim të gjithë zgjedhësit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars, 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së.
🧑👧Vlerësojmë, në mënyrë të veçantë, rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë. Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet, duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.
📣Vota juaj ka rëndësi! Zëri juaj i jep formë së ardhmes!

Pas

EMRAT/ Falsifikonin dokumente për të ndihmuar emigrimin ilegal, arrestohen 6 persona në Tiranë

Para

Veliaj dhe arkitekti Bjarke Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe

Para
Veliaj dhe arkitekti Bjarke Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe

Veliaj dhe arkitekti Bjarke Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.