Në lidhje me votën kundër të opozitës në Komision për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ai shkruan se ky do të jetë një investim prej 100 milionë eurosh dhe do të sjellë punësimin e 1000 personave.
“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër? 100 mln EU investim 1000 të punësuar të përhershëm superimpakt ekonomik!JO duan çizme”, shkruan Rama.
Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka reaguar sot në Komisonin e Ekonomisë në lidhje me ndërtimin e aeroportin të Vlorës.
Sipas tij është e nevojshme zgjerimi i hapësirës aeroportuale po duhet që të hapen mundësitë dhe për vendet e tjera, që të mos e kthejmë Shqipërinë në një Perandori Osmane.
“Unë kërkoj që të hapet mundësia dhe të shikohen dhe ofertat nga vendet europiane. Ça do bëjmë ne këtu do ndërtojmë Perandorinë Osmane, nuk po them që duhet që të bllokojmë miqtë tanë turq. Ne duhet që të shohim nga Europa, pasi ky rajon ka shumë turbulenca.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ish-ministri i Transporteve nga LSI, Edmond Haxhinasto. “Pse nuk i lihet një investitori shqiptar ndërtimi i aerportit? Aeroporti i Rinasit është ndërtuar nga investitor shqiptar pavarësisht se paratë erdhën nga jashtë”, tha Haxhinasto.
(E.K/FAXWEB)