18:00 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vota kundër SHBA-ve, Meta letër Trump: Keqardhje për votën e Shqipërisë (FOTO)

19:31 | 22/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Papa Francesku u lut për Shqipërinë, Meta i dërgon mesazh: Vëmendja juaj na mbush me shpresë

Një ditë pasi Shqipëria votoi kundër Trump duke mbështetur rezolutën e OKB-së, ka ardhur reagimi I Presidentit Ilir Meta.

Meta I është drejtuar më një letër Trump ku shprehet se i vjen  keq për mënyrën faktin se Shqipëria me votën e saj hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA. 

Fillimisht Presidenti shqiptar e falenderon atë amerikan për urimet e dërguara prej tij me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë.

 “Vota kundër aleatit dhe mikut tonë të madh, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës dhe as me parlamentin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA-ve në momentet më të vështira të ekzistencës së tij”,- shkruan Meta në letrën e tij.

Më tej Ilir Meta shprehet se do të kërkojë shpjegime për këtë qëndrim dhe vendim të Qeverisë, që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit strategjik dhe interesave kombëtare.

Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, presidenti Meta theksoi se ky qëndrim dhe kjo votë kundër ishte tërësisht e panevojshme dhe nuk pasqyron një qëndrim shtetëror.

Ministria shqiptare për Europën dhe Politikën e Jashtme sqaroi mbrëmë, përmes një deklarate, pozicionin e mbajtur në OKB. “Vota jonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”, shpjegon deklarata.

Por sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “Shqipëria ka konsoliduar në 27 vite, një qëndrim të rreshtuar krah qëndrimit amerikan për cështjet e Lindjes së Mesme. Për herë të parë Shqipëria ka ndryshuar qëndrim dhe është rreshtuar me shumicën e vendeve të BE-së”, theksoi mbrëmë gjatë emisionit “Opinion”, në Tv Klan. Sipas zotit Basha, Shqipëria ka mbajtur “një qëndrim i gabuar. Kjo çështje ka të bëjë me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të cilat deri sot janë shërbyer vetëm nga një aleat strategjik që janë SHBA-të, pa të cilët nuk do ishim anëtarë të Natos dhe Kosova nuk do ishte e pavaruar”, tha zoti Basha. “Nga ana tjetër – shpjegoi ai – ne kemi një tjetër interes strategjik, atë të anëtarësimit në BE. Por përsa kohë BE-ja nuk e kushtëzoi politikën e vet të jashtme, nuk kishte arsye që Shqipëria të ndryshonte qëndrimin dhe të mos i qëndronte pozicionit amerikan. Jo për mënyrën se si duhet të zgjidhet çështja, por për hir të interesit kombëtar”, nënvizoi zoti Basha.

Në përgjigje të kritikave, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një statusi në Facebook, reagoi sot duke u shprehur se “në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”

“Shqipëria – shkruan më tej zoti Bushati – ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë ka qënë e mbetet i njëjtë pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së”./VOA/

President Ilir Meta i shkruan presidentit amerikan Donald Trump

 

Etiketa: letermetatrump
Pas

Vota kundër SHBA, Vatra: Dënojmë ashpër sjelljen antikombëtare të kryeministrit Rama

Para

Heshti mbi abuzimet seksuale të Weinstein, pankarta kundër Maryl Streep

Para
Heshti mbi abuzimet seksuale të Weinstein, pankarta kundër Maryl Streep

Heshti mbi abuzimet seksuale të Weinstein, pankarta kundër Maryl Streep

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi nga Kashari pas incidentit: U përjashtuan vëzhguesit politikë, numërimi në KZAZ ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

“Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën

Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE, mos e humbim këtë moment historik

Rama dhe Presidenti i KE Antonio Costa në konferencë të përbashkët, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE përpara vitit 2030

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.