Drejtori ekzekutiv i “Fax News” Enton Abilkeaj është shprehur se me votën e sja në OKB Shqipëria mmund të ketë kosto nga SHBA pasi Trump ka deklaruar se vendet që i dalin kundër nuk do i ketë më miq. Abilekaj theksoi më tej se Bushati bëri një sqarim teknik dhe nuk sqaroi nëse kishte bërë apo jo konsulta në lidhje me këtë votë.
“Vota në OKB hapi një debat të madh. Çëshjta me Amerikën është një çështje shumë e ndjeshme se ne si shqiptarë jemi shumë pro Amerikës.
Në këtë rast Shqipëria nuk duhet të kishte marrë një vendim. Në këtë rast Shqipëria duhet të ishte konsultuar më aleatët. Nuk është një vendim që mund të marrë qeveria shqiptare dhe duhet të konsultohet me shtetet e mëdha. Lind pyetja: “A është konsultuar Shqipëria me SHBA-në? Apo me vendet e tjera? “Disa mendojnë se Rama mban qëndrim kundër Trump. Disa të tjetrë mendojnë se Rama është Soros dhe i del kundër Trump.
Shqipëria në këtë tilla raste nuk merr vendim, është pjesë e konjukturës. Vendet që abstenuan janë vende të BE-së dhe janë vende të rëndësishmë të BE-së. Nuk kemi një ndarje të mëdha mes atyre që e përkrahin SHBA-në dhe atyre që nuk e përkrahin SHBA-në. Kemi 70 vjet që diskutojmë këtë çështje që atëherë kemi rezoluta për ndarjen e Jeruzalemit.
Roli i Shqipërisë në këtë rast nuk është rol vendimarrës por është një rol konjektural. A duhet të jetë Shqipëria vendi besnik i Amerikës që e mbështet kudo apo duhet të jetë një vend neutral. Unë mendoj që Shqipëria të ndjekë konjturën e NATO-s dhe të ecë sipas mazhoranës së BE-së por duhet të konsultohet me SHBA-në.
Trump tha që kush nuk e voton këtë nuk do të jenë miq tanë. Shqipëria mund të ketë kosto për këtë pasi është vend i vogël dhe ka varësi ndaj tyre. Mendoj që Bushati bëri një sqarim teknik por nuk sqaroi nëse ka pasur një konsultim apo jo me aleatët, a është marrë ky vendim në kosultim me aleatët. Në Asamblenë e Përgjithshme vota e Shqipërisë është e papërfillshme pasi ne jemi një vend i vogël dhe nuk kemi shumë ndikim.”, u shpreh Abilekaj. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post