I ftuar në ‘Fax News’, ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami, ka deklaruar se vota e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së ishte një gabim. Ai tha se për një çështje kaq të rëndësishme ku bëhet fjalë për marrëdhëniet mes aleatin kryesorë qeveria duhet të kishte konsultuar me Kuvendin por edhe me Presidencën.
Islami shkoi edhe më tej, duke deklaruar se një veprim i tillë mund të cënojë dhe interesat e shqiptarëve në rajon dhe për këtë shkak konsulta mund të kishte pasur edhe me lidershipin shqiptarë në Kosovë por edhe në Maqedoni.
“Në të gjitha rastet shqipëria është konsultuar me SHBA-në. Kur ata kanë toleruar deri në abstenim ne kemi abstenuar. NëRastin konket, ka një problem, se bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, vendimi ka rëndësi për vetë nismën që është shumë e rëndësishme për SHBA-në dhe presidenti aktual e ka si sfidë këtë.
Ky vendim duhej konsultuar së brendshmi, me Kuvendin, por edhe me Presidencën, madje edhe me lidershipin e Kosovës apo Maqedonisë, sepse është partneri kryesorë, nuk mund të jetë vullnet i një personi. Shqipëria ka përcaktuar një qëndrim të keq peshuar.
Ky qëndrim do të ketë pasoja, kam përshtypje se do të ketë, se sa nuk e di se SHBA-të janë shumë seriozë, por partneriteti përcaktohet mbi bazën e interesave reciproke.
Kjo u shpreh edhe nga ambasadorja Halley që tha se ne do të mbajmë qëndrim. Dhe mesazhi u dha se do të mbajnë qëndrim, nuk u ftuna në festë por edhe shkurtuan fondet për OKB-në”, tha Islami. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=88FzklRLGH0&feature=youtu.be