Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “Studio e Hapur”, ka folur rreth votave e PD-së pro Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit.
Basha shprehet se se nuk e di çfarë ka ndodhur, pasi nëse do të kishte identifikuar personat që votuan në favor të Gramoz Rucit ata do ishin përjashtuar.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishte një investim i hapur kundër opozitës, pasi mazhoranca i kishte votat. Nuk kemi prova nëse janë manipuluar apo shitur votat. Nuk i kam identifikuar kush janë personat që votuan pro Gramoz Rucit se ndryshe do i kisha përjashtuar. Thelbi nuk është ky, por një makinacion i tillë ka marrë vëmendjen”- tha Basha.
(S.SH/Shuplaka)