Deputetei i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me debatin e brendshëm që ka shpërthyer në PD pas rrjedhjes së votave për Ruçin.
Shehaj thotë se ndihet i indinjuar nga veprimi i deputetëve të “pabesë” që votuan Ruçin pasi gjyshi i tij ka vdekur në burgjet e diktaturës, porn ë të njëjtën kohë ai thotë se PD nuk duhet të bëjë lojën e kundërshtarit, duke u përçarë.
REAGIMI:
PD NË SHËNJESTËR!
Mundësia që dy deputetë të PD-së kanë votuar në favor të ish-ministrit të diktaturës është shumë e rëndë. Im gjysh ka vdekur në burgjet e diktaturës dhe unë jam i pari që jam i indinjuar për atë çfarë ndodhi, por këte indinjatë nuk duhet ta shndërrojmë në histerizëm.
Pa patur ndërmend të justifikoj ata 2 të pabesë, mendoj se vota e tyre nuk ka qenë pro Ruçit ( i cili i kishte votat për t’u zgjedhur) por ka qenë kundër grupit të PD-së dhe PD-së në përgjithësi.
Kështu që të dashur miq mos të bëjmë lojën e kundërshtarëve të vërtetë të PD-së, të brendshëm (shumë pak) dhe të jashtëm (të shumtë në numër dhe të vendosur për të na përcarë dhe për të na dobësuar.)
Strategjia e atyre që nuk duan ndryshimin është e qartë: ata nuk kanë asnjë shpresë të mbajnë pushtetin duke rritur mirëqenien, e vetmja mundësi që kanë është të dobësojnë opozitën. (B.H/Shuplaka)