09:13 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Votimet e 11 Majit, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

14:20 | 02/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votimet e 11 Majit, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një mundësi të humbur për Shqipërinë dhe një dështim për demokracinë, në një moment kyç për integrimin europian të vendit.

Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit pas zgjedhjeve, Tabaku theksoi se ky proces zgjedhor, i pari pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duhet të kishte qenë një provë e sjelljes ndryshe nga klasa politike dhe e forcimit të standardeve demokratike.

“Fatkeqësisht, zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidentoi presionin mbi administratën, përdorimin e burimeve shtetërore dhe lidhjen e ngushtë mes shtetit dhe partisë në pushtet,” u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, në vend që të tregonim përparim, vendi bëri hapa pas. “Nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në negociata; rëndësi ka përmirësimi i standardeve dhe respektimi i demokracisë në praktikë,” shtoi ajo.

Jorida Tabaku: Më lejoni që në këtë rikthim të çuditshëm pas zgjedhjeve, ku në kushte normale do të duhej të kishim një parlament të ri, ne vijojmë ende me të njëjtin përbërje parlamentare. Është mbledhja e parë e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe dua të ndaj dy mendime thelbësore.

Së pari, zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u zhvilluan në një kontekst të ri për Shqipërinë — në një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ishte një test i madh për demokracinë, një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë. Fatkeqësisht, ky ishte një test i dështuar.

Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe e Këshillit të Integrimit, më vjen keq që këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Ishte një rast për të treguar se demokracia mund të funksionojë, se partitë politike mund të konkurrojnë në kushte të barabarta dhe se administrata mund të qëndrojë larg presionit politik. Por nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, nga dëshmitë në terren dhe nga mënyra se si u zhvillua procesi, del qartë se ky standard nuk u arrit.

Presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane. Shqipëria humbi një mundësi për të dëshmuar që është realisht në një stad të ri demokratik.

Unë besoj thellësisht se nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në procesin e integrimit. Rëndësi ka mënyra si përmirësohen standardet, si respektohen të drejtat politike, si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon ndarja e pushteteve. Raporti i Komisionit mbi Cluster 1 — që përfshin shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe të drejtat themelore — është shumë i qartë: nëse nuk përmirësohet cilësia e zgjedhjeve dhe funksionimi i institucioneve, atëherë progresi formal në negociata është i pakuptimtë.

Komisioni ynë ka një agjendë legjislative për të ndjekur, por unë besoj se përveç detyrimeve të zakonshme, duhet të adresojmë edhe këtë situatë. Duhet të diskutojmë raportin e OSBE/ODIHR, të identifikojmë përgjegjësitë e Kuvendit dhe të kërkojmë që ky institucion të reflektojë. Për më tepër, jemi në një moment të rëndësishëm diplomatik, me përfundimin e Presidencës Polake dhe fillimin e Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së — një tjetër arsye për të treguar seriozitet dhe për të rikuperuar standardet e humbura.

E theksoj edhe një herë: për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës europiane. Por kjo rrugë kërkon standard, kërkon reformë reale dhe kërkon vullnet politik për t’u përmirësuar.

Pas

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

Para

QKB dhe IEF, marrëveshje për ofrimin pa pagesë të platformës digjitale SmartF

Para
QKB dhe IEF, marrëveshje për ofrimin pa pagesë të platformës digjitale SmartF

QKB dhe IEF, marrëveshje për ofrimin pa pagesë të platformës digjitale SmartF

 



Të Fundit

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.