06:30 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës

20:52 | 20/02/2025
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës

Votuesit gjermanë do të shkojnë të dielën në qendrat e votimit për të zgjedhur një parlament të ri që do të përcaktojë se si do të drejtohet vendi për katër vitet në vazhdim.

Gjermania është vendi me ekonominë më të madhe dhe me popullsinë më të madhe nga 27 vendet anëtare të BE-së. Gjermania është ndër vendet kryesore të NATO-s dhe furnizuesi i dytë më i madh me armatime për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara. Qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të ketë rol qendror për reagimin ndaj politikave të administratës së re amerikane.

Le t’i hedhim një vështrim asaj që pritet të dielën dhe më tej.

Çfarë ndodh në ditën e zgjedhjeve?

Vendvotimet hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në 6 pasdite. Gjermanët kanë mundësinë të votojnë edhe nëpërmjet postës, por fletëvotimet duhet të mbërrijnë në qendrat e votimit përpara orarit të mbylljes, në mënyrë që të numërohen.

Rezultatet nga anketimet dhe numërimi i votave do të fillojnë të përpilohen menjëherë pas përfundimit të votimit dhe duhet të bëhet më e qartë një pamje e përgjithshme. Rezultati përfundimtar zyrtar pritet të njoftohet të hënën.

Kush janë kandidatët?

Katër kandidatë konkurojnë për të marrë drejtimin e ardhshëm të Gjermanisë: Kancelari aktual Olaf Scholz, i social-demokratëve të qendrës së majtë; Friedrich Merz, kandidat i partisë konservatore Bashkimi Demokristian; nënkancelari i tanishëm Robert Habeck, i partisë mjedisore Të Gjelbërit; si dhe Alice Weidel, e partisë të së djathtës ekstreme anti-emigracion Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Sipas anketimeve parazgjedhore, kryeson Friedrich Merz i demokristianëve, me 30%, i pasuar nga AfD-ja, me rreth 20%. Social-demokratët e zotit Scholz dhe të Gjelbrit e zotit Habeck renditen më pas.

Zoti Merz është kandidati favorit për të zëvendësuar si kancelar zotin Scholz, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë koalicionesh qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve. Se sa e lehtë do të jetë të formohet qeveria mund të varet pjesërisht nga sa parti do të jenë në parlamentin e ri. Anketimet e opinionit publik tregojnë se tre parti gjenden pranë pragut prej 5% të votave, që nevojitet për të fituar mandate.

Të gjitha partitë kryesore kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me partinë AfD.

Cfarë përcaktohet nga zgjedhjet?

Të paktën 59.2 milionë persona, në një vend me 84 milionë banorë kanë të drejtën e votës për Bundestagun e ri, ose dhomën e ulët të parlamentit. Është Bundestagu me 630 anëtarë që do të zgjedhë kancelarin e ardhshëm.

Në fletëvotim janë 29 parti, por ka të ngjarë që pesë deri në tetë prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar vende në parlament. Në shumicën e rasteve, partitë duhet të fitojnë të paktën 5% të votave për t’u përfaqësuar në parlament.

Çfarë ndodh pas mbylljes së qendrave të votimit?

Sistemi zgjedhor i Gjermanisë rrallëherë i jep një partie një shumicë absolute dhe anketimet e opinionit publik sugjerojnë se asnjë parti nuk është pranë këtij niveli. Vendi nuk ka traditë të qeverive të pakicave në nivel kombëtar, që do të thotë se dy ose më shumë parti me shumë gjasa do të formojnë një koalicion.

Nuk ka asnjë arbitër formal për procesin e formimit të qeverisë së re, dhe nuk ka një afat kohor të caktuar. Palët zhvillojnë bisedime eksploruese për të përcaktuar se me kë kanë gjuhën më të përbashkët dhe një kombinim i partive më pas kalon në bisedimet formale për koalicionin.

Këto negociata zakonisht prodhojnë një marrëveshje të detajuar koalicioni që përcakton planet e qeverisë së re. Kjo zakonisht ka nevojë për miratim nga të paktën konventat e palëve të përfshira. Disa parti mund të zgjedhin ta kërkojnë miratimin me votë nga e gjithë anëtarësia e tyre.

Pasi të përfundojë ky proces, Bundestagu mund të zgjedhë kancelarin e ri.

Cila është rëndësia e vendimit politik të gjermanëve?

Një qeveri e fortë gjermane do të ishte e rëndësishme për reagimin e Evropës ndaj politikave të administratës së re amerikane, ndaj situatës në Ukrainë dhe gjetiu.

Gjermania dhe Franca fqinje kanë qenë tradicionalisht motori i BE-së, por janë konsumuar nga paqëndrueshmëritë e brendshme politike në muajt e fundit.

Këto zgjedhje po mbahen shtatë muaj më herët se ç’ishte planifikuar fillimisht, sepse koalicioni trepartiak i zotit Scholz u shpërbë në nëntor, ndërsa debatonte se si të rigjallëronte ekonominë, e cila është tkurrur gjatë dy viteve të fundit. Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente ndaj këtij problemi.

Një sfidë tjetër do të jetë reduktimi i mëtejshëm i emigracionit të parregullt, që ka qenë një çështje kryesore në fushatë.

Zoti Merz ka thënë se nëse fiton zgjedhjet, shpreson të formojë një qeveri të re deri në mes të prillit. Qeveria në largim e zotit Scholz do të qëndrojë përkohësisht në detyrë derisa Bundestagu të zgjedhë kancelarin e ri.

Pas

Ekonomistët shqyrtojnë rritjen e inflacionit në Shtetet e Bashkuara

Para

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, fuoristrada përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur

Para
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, fuoristrada përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, fuoristrada përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.