Pas votimit në Parlament për anëtarët e komisionit të Vettingut, reagon kryeministri Edi Rama.
“Procesi i zbatimit të Ligjit të Vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo. Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot”, shkruan Rama.
Deputetët e Kuvendit, pa opozitën miratuan sot kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI-së, Luan Rama.
Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komision ad hoc për vettingun. (D.D/Shuplaka)