11:55 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Votimi elektronik, Balla pas bojkotit të opozitës: PD kërkon të shmangë opinionin e OSBE/ODIHR-it

15:03 | 13/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Votimi elektronik, Balla pas bojkotit të opozitës: PD kërkon të shmangë opinionin e OSBE/ODIHR-it

Pas deklaratës për mediat të bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore nga PD, Oerd Bylykbashi, ka dalë në një prononcim për mediat edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga PS, Taulant Balla.

Ai cilësoi si të papranueshme përpjekjen e opozitës për të shmangur OSBE/ODIHR-in, që nevojitet të japë opinionin lidhur me propozimin e PD-së për votimin elektronik.

Sipas Ballës, votimi elektronik nuk të jep plotësisht siguri nëse merren në konsideratë ndërhyrjet që kanë ndodhur në sistemet elektronike në vende të tjera të botës, megjithatë përpara diskutimit me ekspertët, nevojitet opinioni i përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Deklarata e Taulant Ballës:

Pavarësisht se unë i kërkova që të zbardhnim një vendim që përfshinte të gjitha kërkesat, edhe të deputetëve të djathtë edhe të kolegëve të mi. Jemi në një fazë që kemi dakordësi, që Shqipëria të mund të shqyrtojë edhe mundësinë e aplikimit të teknologjisë pavarësisht se kuadri jonë ligjor e ka parashikuar. Pa kaluar në një proces pilot nuk mund të kemi një proces kombëtar.

2 projekte dështuan në 2013-ën. Unë i them sot se hajde të thërrasim KQZ-në përse dështuan këto dy projekte. Si mund të kalojmë në një proces kombëtar pa bërë këtë testim. Ne kemi për detyrë të implementojmë rekomandimet e OSBE-së. Për çudi, Partia Demokratike u largua nga mbledhja, ne e prisnim në fakt të ndodhte më shpejt.

Biem dakord të gjithë se nëse ka një çështje shumë të rëndësishme është financimi i partive politike, financimi i fushatës zgjedhore. Është treguar në vende të caktuar se teknologjia nuk është çelsi i suksesit, për shkak të ndërhyrjeve. PD donte të zgjidhte teknoligjinë më të mirë, por teknologjia është shpikur. Nëse OSBE na sugjeron hapat e teknologjisë atëherë dakord.

Nëse PD nuk vjen, ekspertët e PS-të bëjnë një prezantim përpara përfaqësuesve. Unë kam kërkuar që OSBE/ODIHR të sjellë një ekspert. Unë nuk e di se çfarë i ka ndodhur Bylykbashit që më parë e dëgjonte ekspertin ndërsa sot jo.

Raportin e OSBE-së e lexon njëlloj edhe Komisioni Europian, edhe BE, të gjithë u referohen një raporti. Si ka mundësi që Partia Demokratike nuk e do opinionin e OSBE/ODIHR-it? Të gjitha këto duhen parë me seriozotet.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: taulant ballavotimi elektronik
Pas

Kastro Zizo para 20 vjetësh (FOTO)

Para

Vrau kushëririn për një plep, Gjykata e Kavajës jep 35-vite burg

Para
Vrau kushëririn për një plep, Gjykata e Kavajës jep 35-vite burg

Vrau kushëririn për një plep, Gjykata e Kavajës jep 35-vite burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

Aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në Nikël dhe disa zona të tjera

34-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite dhe Kryetarit Rama për lidershipin e fitoreve historike

Dosja Partizani/ Caktohet data, ja kur do të paraqiten në GJKKO Sali Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

26-vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Ushtarët e kthyen tmerrin në guxim!

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.