“Tashmë është e qartë që reformë zgjedhore nuk do të ketë”. Ky është përfundimi i Ben Blushit në bashkëbisedimin me gazetarët, duke akuzuar dy partitë e mëdha për sabotim të proçesit.
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët. Duke folur për reformën zgjedhore, ai tha se dy partitë e mëdha janë të interesuara ta sabotojnë procesin.
“Reformë zgjedhore nuk do të ketë dhe për fat të keq derisa mandatin i këtij Komisioni të skadojë në fillim të muajit shkurt me sa duket nuk do të ketë as amandamente dhe as zgjidhje të çështjeve thmemelore. Kjo tregon se sa seriozisht partitë e vjetra e kanë marrë reformën zgjedhore, çka përbën burimin kryesor të gjitha krizave në Shqipëri. Ka kohë, ky votim sipas ekspertëve që kam konsultuar ka kompani të mëdha ndërkombëtare që mund ta aplikojnë për 75 ditë. Për 75 ditë mund të aplikohet një sistem numërimi elektronik në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Blushi.
Lidhur me koalicionin e ardhshëm, Blushi tha se në muajin shkurt LIBRA do të përfshihet në zgjedhje të brendshme për kryetar dhe më pas në muajin mars do të vendoset për kandidatët dhe koalicionet e mundshme. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post