06:48 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Votimi elektronik, Ristani: Janë të gjitha mundësitë, por PS nuk ka vullnet

21:19 | 16/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD: “Rama braktis të izoluarit nga dëbora, vidhen fondet e emergjencës”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, është shprehur se votimi elektronik është i mundur, por PS nuk ka vullnet.

Sipas Ristanit, votimi tradicional ka një kosto shumë të madhe. 

“Zgjedhësi hyn në qendrën e votimit, ku do të ketë një komision, s’ka nevojë për komisione me shtatë vetë siç i kemi ne tani, dhe voton në një ë ekran të madh në dhomën e fshehtë. Forcat politike identifikohen me emër ose me foto, në Francë për shembull e kam parë me foton e liderëve të partive. Zgjedhësi klikon në ekran për forcën apo emrin, varet nga konfigurimi. Makineria e pyet nëse është i sigurt dhe ai klikon prapë, për ta konfirmuar”, tregon Ristani. 

“Në rastin tonë duhet bërë edhe identifikimi. Makineria ka databazën e zgjedhësve, po nëse shenja e gishtit nuk përputhet me databazën ajo nuk hapet. Në momentin që mbyllet votimi, i jep komandën për rezultatin dhe për dy sekonda e nxjerr. Në Francë kishte dy çelësa, që i mbanin dy komisionerët, i majtë e i djathtë, futen çelësat e i japin komandën”. 

Ristani thotë se kjo është një mënyrë  shumë e mirë për të shmangur një sërë problemesh: “Shmangim probleme që nga boja e gishtave, transporti i kutive, sallat e numërimit, njerëzit, koha e zgjatur, kemi një administratë prej 40 mijë vetësh që paguhen nga buxheti i shtetit, pra një ndërmarrje shumë e madhe që zëvendësohet nga një aparaturë elektronike, që ngjall besim dhe na jep rezultatin në kohën e duhur”. 

I pyetur nëse e ka Shqipëria infrastrukturën e duhur për ta bërë votimin elektronik, Ristani thotë se mungesa e vetme është ajo e vullnetit. “Shqipëria sot e ka këtë infrastrukturë. Interneti është kudo, janë të gjitha mundësitë. Teknologjia ka ecur, mjaft të shohësh celularët, si ishin nga para tre vjetësh e si janë sot, kështu që është e mundur”, thotë Ristani. 

Duke u kthyer te Franca, ish-kryetari i KQZ thotë se votimi elektronik bëhej në disa pjesë, sipas vullnetit të kryetarëve të bashkive. 

“Atje bëhej sipas vullnetit të kryetarëve të bashkive, por duke mos pasur probleme të besimit. Është një shprehje që thotë se po pati vullnet, zgjedhjet bëhen me një copë letër e një laps. Por ne kemi 25 vjet që kemi pasur probleme me zgjedhjet.  Raportet e OSBE dhe ODHIHR për zgjedhjet gjithmonë kanë nisur me mungesën e vullnetit”, tha Ristani. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: PDpsRistanivotimi elektronik
Pas

Debati për censurën, Sonila Meço: Ka ende gazetarë që diskreditojnë afera e korrupsion pushteti në hapësira të lira

Para

Veliaj: 10 km korsi për biçikletat në Tiranë, aktivistja: Po thyejmë qafën prej kioskave

Para
Veliaj: 10 km korsi për biçikletat në Tiranë, aktivistja: Po thyejmë qafën prej kioskave

Veliaj: 10 km korsi për biçikletat në Tiranë, aktivistja: Po thyejmë qafën prej kioskave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.