Në fshatin Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht. Pamjet e siguruara nga Faxweb.al tregojnë familjarët teksa votojnë së bashku te dhoma e votimit.
Kjo bashki përbëhet nga 90% popullsi e minoritetit etnik grek. Për bashkinë e Finiqit garojnë dy kandidat, kryetari aktual Leonidha Hristo si i pavarur dhe Kristaq Kicco nga partia Mega.
Mediat nuk janë lejuar që të qëndrojnë në ambientet e brendshme të QV-ve, ndërsa komisionerët komunikojnë vetëm greqisht.