Dita e dëshmorëve është përkujtuar sot edhe në qytetin e Fier, ku janë bërë nderime në vendin ku ata prehen.
Pas ceremonisë të organizuar me këtë rast, dhe homazheve në obeliskun e varrezave të dëshmorëve, kreu i grupit parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla, duke vlerësuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve, nuk ka lënë pa përmendur dhe çështjet politike.
I pyetur për përfaqesimin e emigrantëve në zgjedhjet vendore të 14 Majit, Balla tha se janë bërë përpjekje për pjesëmarrjen e tyre në votime me besimin se zgjedhjet e 2025-ës do të jenë pjesë e këtij procesi.
Ndërkohë Balla nuk ka komentuar zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, të ndodhur 14 vite më parë, edhe pse më herët ka deklaruar se drejtësia e re do të zbardhë çështjen në fjalë.
Discussion about this post