Maxhoranca ka votuar sot me votat e saj dekretin e ndryshuar të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për ligjin për Teatrin Kombëtar.
Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në Fax News u shpreh se votimi i ndryshuar i dekretit nuk është një betejë e humbur pasi kauza është e drejtë dhe sipas tij ato do të rifitojnë kohë për të bindur opinionin publik se Teatri është simboli i protestës.
“E sotmja nuk është një betejë e humbur, pasi kauza është e drejtë. Është rasti i parë që artistët dhe qytetarët ndodhen në rezistencë që nga 15 janari.
Sot me këtë ligj jemi kthyer në diktaturë. Por na jep kohë dhe na intereson koha e rifituar. Në shpresojmë që presidenti ta rrëzojë sërish. Nuk është se është bërë një lapsus, ke një ligj të gabuar në thelb dhe arnimi e rëndon më tepër. Ridekretimi që do të dali nga presidenti për ne është kohë. Është kohë që të sqarojmë publikun se teatri është simbol i protestës, nuk është vetëm teatri. Kjo rezistëncë mbron çdo lloj kapje që i bëhet jo vetëm pushtetit, por të mirës publike.
Ne jemi për restaurimin e Teatrit. Në rast se dekreti do të aprovohet nga presidenti unë jam për ngujim. Jam për përballje trup më trup. Protesta edhe trup me trup, edhe 200 mjaftojnë edhe 30 mjaftojnë, dhe unë do jem pjestari që do të ngujohem dhe do të përballem sepse jam i bindur se çështja e teatrit është një çështje shumë simbol.”
(M.Q/Faxweb)