Edhe sot Partia Demokratike do të vijojë me bojkotin e saj për Parlamentin. Ndërkohë që në Kuvend pritet të votohet shkarkimi dhe emërimi i ministrave opozita do ta bëjë seancën e saj te çadra e lirisë.
Tashmë është bërë e zakonshme që protesta e opozitës të enjten të marrë fytyrën e Parlamentit ku secili nga deputetët demokratë mban fjalimin e tij njësoj si në Kuvend.
Ashtu si dhe dje në mungesë të Bashës protestën e opozitës pritet ta drejtojë ish-kryeministri Berisha.
Por me një ndryshim Parlamenti i demokratëve bëhet me praninë e qytetarëve.
Nga ana tjetër prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA, ku padyshim që do të shprehë shqetësimin e tij në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post