Për votimin kundër në OKB të Shqipërisë ndaj vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ka reaguar edhe analisti Dritan Hila. Analisti Dritan Hila ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria. Ai shprehet “si shqiptarët u rreshtuan kahas miqve tradicionale të tyre si Jemeni, Pakistani, Nigeria, Zimbabve, Senegali, Burkina Faso, Kongo, Xhibuti, Greqia, Serbia etj te kryesuara nga Turqia”.
Vendimi shkaktoi debate të shumta në politikën shqiptare, ndërsa Ministria e Jashtme tha se ai ishte në përputhje me qëndrimin e BE-së. Por nga opozita u deklarua si një vendim i marrë vetëm nga Rama dhe Ditmir Bushati dhe se nuk është një vendim i shqiptarëve.
REAGIMI:
Meqenese shqiptaret i ka zene namuzi se nuk e shikonin dot veten te rreshtuar krahas Togos, Ishujve Marshall etj qe i kryesonte SHBA, duhen pergezuar se u rreshtuan kahas miqve tradicionale te tyre si Jemeni, Pakistani, Nigeria, Zimbabve, Senegali, Burkina Faso, Kongo, Xhibuti, Greqia, Serbia etj te kryesuara nga Turqia. (J.V/Faxweb)