10:11 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Votimi në Kuvend/ Miratohet Komisioni Hetimor për Tahirin. Rrëzohen amendamentet e opozitës për Kryeprokuroren

23:34 | 15/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet lista finale për KLP dhe KLGJ vetëm me votat e mazhorancës

Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend, janë miratuar projektligjet e rendit të ditës.

Fax News informon se është miratuar lista prej 11 anëtarësh për Komisionin Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Partia Demokratike do të mbajë kryesimin e këtij komisioni, ndërsa Partia Socialiste do të ketë shumicën e anëtarëve. LSI mësohet se do të ketë vetëm një anëtar.

Deputetët socialistë, anëtarë të këtij komisioni do të jenë, Ermonela Felaj, Pjerin Ndreu, Klotilda Ferhati, Paulin Sterkaj, Bashkim Fino dhe Xhemal Qefalia.

Deputetët demokratë në këtë komision do të jenë: Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslim Murrizi.

Endrit Braimllari do të jetë deputeti i vetëm nga LSI, pjesë e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin.

Edi Paloka do të jetë kryetar i këtij komisioni.

Nga ana tjetër, shumica ka rrëzuar amendamentet e propozuara nga opozita PD-LSI për Kryeprokurorin.

Opozita kërkoi që kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku të shkarkohet dhe të nisë procedura e zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm sipas këtyre amendamenteve, që të kishte kaluar Vettingun dhe me 3/5.

(E.L/Faxweb)

Pas

Europa League/ Xhaka shënon gol të bukur ndaj Milan, Arsenal triumfon edhe në Londër.  dështojnë Dortmund e Lyon (Video)

Para

HOROSKOPI. 16 MARS 2018

Para
HOROSKOPI 31/12/2017

HOROSKOPI. 16 MARS 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.