I ftuar në ‘Fax News’, diplomati Agim Nesho ka komentuar votën e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
I pyetur në lidhje me faktin se SHBA-të kanë deklaruar se kjo votë do të mbahet mend, Nesho tha se ky qëndrim nuk do të kalojë pa u vënë re.
“Nuk është se SHBA do marri shkopin dhe do na bjerë. Roli i lidershipit të SHBA akoma nuk është sfiduar. Shqipëria nuk do të mbetet pa u vënë re, thjeshtë vullneti për ti çuar çështjet para sikur të mungojë bën diferencën.
Kishim krizën në Jugoslallavi dhe u desh SHBA të sillte paqen në Ballkan. Le të mendojmë një moment sikur SHBA të thotë: Le të pranojmë që të kemi zgjidhje tjetër për ballkanin, ku përfshihet dhe Kosova, kujt do ti drejtohemi për ndihmë, sikur vetëm një indiferencë të Amerikë të ketë, do u drejtohemi vendeve islamike që nuk njohin Kosovën? Do i drejtohemi Europës që është e lodhur me të tilla probleme? Di që Turqia i ka kërkuar votën pro Palestinës qeverisë së kaluar, uroj që kjo influencë të mos jetë edhe sot, pasi do të përbëjë një kërcënim për orientimin e vendit”, tha Nesho.
Ai ka thënë se Shqipëria së paku do duhej të abstenonte në OKB dhe jo të pozicionohej kundër SHBA-së, aleatit tonë kryesorë stratëgjik. Ai ka kritikuar dhe reagimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati i cili deklaroi se Shqipëria kishte votuar në përputhje me qëndrimin e BE-së dhe në bazë të rezolutave të vazhdueshme në OKB.
Sipas Agim Neshos të dy këto argument nuk qëndrojë pasi BE nuk votoi në mënyrë unanime, ndërsa në lidhje me rezolutat tha se ato që përmendi Bushati respektohen edhe nga SHBA pasi pa të nuk mund të kaloheshin në Këshillin e Sigurimit.
“Ndihem pak i surprizuar sepse mendoja se ky është një nga momentet ku besova që politika shqiptare të paktën të abstenonte, ndaj një rezolute të sponsorizuar nga vendet islamike poir edhe nga Venezuela, që dënonin një vendim të presidentit Trump.
Së pari në të gjitha deklaratat është argumentuar se është votuar krah Bashkimit Europin, nuk është e vërtetë, BE ishte e ndarë, psh, Kroacia, Latvia Rumania, Çekia apo edhe Kanadaja dhe Australia kanë abstenuar. Ka një paraktikë që kur vota e BE-së ndahet vendet votojnë në bazë të interesit kombëtarë dhe për ne nuk mund të ketë interes më të madh se përkrahja e Amerikës. Asnjë nuk mund të mohojë kontriburin e Amerikë në njohje të Kosovës. Kjo votë ishte një veprim i gabuar për mendimin tim.
Abstenimi, më sa paku ishte vendimi I drejtë. Ti nuk mund të futesh dhe të vlerësosh vullnetin e një populli Sovran. Justifikimi i dytë është se ne jemi konsekuent , përmendi disa rezoluta. Por këtë rezoluta i ka votuar dhe SHBA, sepse nëse nuk i votonte asnjëra rezolutë nuk kalonte, këto rezoluta respektohen dhe nga SHBA. Kjo ishte një votë politike.
Ne të zgjedhim përkrahjen e njjë rezolute të këtyre vendeve ndaj aleatit tonë stratëgjik , maksialisht një qëndrim antikomëtarë, minimalisht, miopi politike.
Shqipëria mund të zgjitdhte abstenimin. Kjo ishte një votë politike, presidenti Trump tha se kjo votë do të shikohej me shumë kujdes, se kjo është ballafaqimi i dy botëve. Negociatat në lindjen e Mesme janë iniciativë e amerikanëve”, tha diplomati Nesho.
Ai përshënderti deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili u shpreh se Kosova edhe sikur e vetme, do të rreshtohej me SHBA-në.
“Dua të nëvizoj një moment. Me shumë vizion, presidenti i Kosovës bëri një deklaratë , ku tha se Kosova edhe sikur e vetme do të rreshtohej me SHBA-në.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=tS819E_9bo0&feature=youtu.be