18:57 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

14:18 | 20/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë televizive, informoi mbi dakordësinë e arritur me Partinë Demokratike për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës.

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë afatet për votën e diasporës.

“KQZ ka luajtur një rol shumë aktiv ditët e fundit, duke dhënë asistencën e nevojshme për realizuar negociatat. Gjithçka që kemi biseduar me palën tjetër ka qenë në harmoni me ato mundësi që ka KQZ për t’i zbatuar këto afate. Përgjithësisht është rënë dakord për tre elementë që kanë qenë thelbësore për këtë negociatë. E para ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, do të thotë që nga 45-ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve, gjë që i jep mundësi KQZ që të përgatisë më shpejt fletët e votimit dhe të ketë më shumë kohë për dërgimin dhe marrjen zarfeve nga diaspora”, njoftoi Gjiknuri.

Së dyti , Gjiknuri theksoi se është rënë dakord për ndryshimin e nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votës, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ, edhe ky propozim është dakordësuar.

“Si dhe një shqetësim që e kishin ngritur demokratët që ka të bëjë me përbërjen e grupeve të numërimit dhe komisionit të numërimit të votave të diasporës. Kemi rënë dakord në ato parime që ekzistojnë në kodin zgjedhor, të jetë një përfaqësim partiak, me barazi palësh në përfaqësim”, tha Gjiknuri.

Po ashtu, Gjiknuri informoi se PS ka shprehur edhe gatishmërinë pas kërkesës zyrtare të KQZ-së, që personave që iu kanë skaduar mjetet e identifikimi do të kenë mundësi të regjistrohen në këto zgjedhje.

Lidhur me propozimin e PD-së që të votojnë edhe shtetasit shqiptarë me pasaportë të vendeve europiane, Gjiknuri u shpreh se “për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës”.

“Këtu ka dy elementë, principali dhe praktikë. Principali është se ne kur kemi bërë dispozitat e kodit zgjedhor për diasporën e kemi përcaktuar që shtetasi duhet të ketë mjet identifikimi, ID dhe pasaportë, ku pavarësisht se ku jetojnë këto duhen me patjetër. Nga ana praktike është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk e di se çfarë shqetësimesh mund të sjellin dhe unë nuk dua të eksperimentoj. Pjesa më e madhe atyre që kanë aplikuar gjatë këtyre katër javëve, pjesa dërrmuese e tyre, vetëm 800 ose 900 nuk kanë mjet identifikimi. Nuk është problem aq i madh, për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës. Mendoj që me këtë gatishmëri që po tregojmë për heqjen e pengesën për vlefshmërisë së dokumentit të lëshuar mendoj që hapet hapësira për qytetarët që jetojnë në diasporë”, shtoi ai.

Gjiknuri shprehu besimin se këto propozime do të miratohen me qëllim që procesi të ecë sa më shpejt.

“Mendoj që edhe sikur të miratohet në fillim të shkurtit jemi sërish në kohë. Kjo gjë do të bëhet publikisht, edhe për pjesën e dokumenteve të skaduara. Procesi mendoj që po ecën mirë, mbase KQZ ka nevojë të shtojë më shumë operatorë për trajtimin e kërkesave në kohë. Një gjë dua të them, se kemi pasur dialog me KQZ, ku pjesë kanë qenë edhe përfaqësues të PD-së”, shtoi ai.

Gjiknuri shprehu besimin se në përfundim të procesit do të jenë të regjistruar për të votuar në 11 maj më tepër se 200 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë.

“Këtë nuk mund ta parashikoj dot, por me sa kam parë në trendin e deritanishëm, duke parë mesataren e regjistrimit 4000-4500 në ditë, mendoj që shifra do të jetë më shumë se 200 mijë e atyre që do të aplikojnë. Sa nga këta do të jenë në rregull me dokumentacionin, kartë ID ose pasaportë ose dokumente të tjera. Shpresoj të jetë mbi 200 mijë, sepse përbën një përqindje të lartë të votuesve shqiptarë”, shtoi ai.

Pas

Tedi Blushi: Pensionistët më të varfër se në 2013. Rama u ka borxh 1248 Euro në vit. Vendimi i parë i PL në Qeveri, dyfishimi i pensioneve

Para

Zhdukja misterioze e 63-vjeçarit pranë lumit Vjosë, asnjë gjurmë pas pesë ditësh

Para
Zhdukja misterioze e 63-vjeçarit pranë lumit Vjosë, asnjë gjurmë pas pesë ditësh

Zhdukja misterioze e 63-vjeçarit pranë lumit Vjosë, asnjë gjurmë pas pesë ditësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.