Komisioni Qendror i Numërimit ka dalë në një konferencë per mediat në lidhje me votimet për Këshillin Kombëtar të PD.
Deputetja Albana Vokshi deklaroi se ky ka qenë një proces transparent që i jep fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se numërimi i votave është transmetuar live për hërë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri.
Vokshi: Ishte një dëshmi se në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Të gjithë delegatët dhe duke vijuar me votimin për anëtarët e Këshillit Kombetar, PD jo vetem i votoi por për herë të parë që një parti politike, i numëron votat live.
Keni qenë dëshmitar se kanë qene të vendosura tavolinat, mediat dhe kushdo i interesuar mund të ishte i pranishëm dhe pasi ju të lodhur u larguat, është transmetuar live në rrjetet sociale. Përfundimi ka përfunuar në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një poçes jo i lehtë pasi fletët ishin me 425 emra dhe shumë fletë kishin të përzgjedhur edhe 140 apo 150 emra, ndaj dhe na mori më shumë kohë.
30 % e Këshillit Kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Pas një analize të listës fituese, janë 50 % e anëtarësisë të këshllit të ri kombetar të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi Rinor dhe lidhja Demokratike e Gruas. Sot PD është më e fortë dhe më e bashkuar.