Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, Kryesinë dhe drejtuesit e Sekretariateve.
Enkelejd Alibeaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD, post që më parë e mbante Gazment Bardhi por ai dhe një pjesë e deputetëve janë kthyer në kritikë të Bashës. Kjo për shkak të mënyrës së rikthimit të tij në krye të PD dhe qëndrimeve që po mban.
Ndërkohë, katër nënkryetarët e PD janë: Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko, ndërsa Kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Xhemal Bushati.
Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Basha u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm politik dhe se sot mbyllet një cikël i tejzgjatur intrigash në PD. Teksa iu referuar zgjedhjeve të pjesshmë në Kukës, ai tha me bindje të plotë se kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, teksa shtoi se “duhet të jemi në terren për të ringritur partinë”.
Më të votuarit për kryesinë e re të PD
Faturon, janë 225 vota të vlefshme, 15 të pavlefshme (pasi janë votuar më shumë emra se sa lista).
Fitim Zekthi 175
Agron Kapllanaj 171
Andia Ulliri 168
Gazmend Koduzi 155
Anton Koka 155
ANËTARË TË ZGJEDHUR
Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebiaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari
Discussion about this post