Në mbledhjen e sotme të Asamblesë socialiste, kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e qeverisë së re, njëherësh edhe kandidatët për anëtarë të Kryesisë të Partisë Socialiste.
Kreu i Qeverisë theksoi se kjo listë e cila do të votohet për të përzgjedhur 6 emra nga 10 kandidatura.
Në listën e burrave kandidatët janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo,
Ndërsa në listën e grave janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, Ervis Kushi, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Gjembulla.