Në Kosovë kuvendi sot ka votuar mocionin e mosbesimit dhe ka rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës. Pas afërisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa. Në Kuvend ka pasur shumë përplasje mes PDK-së dhe AK-së.
Ndërsa 34 deputetë kanë votuar kundër rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës dhe tre deputetë abstenuan. Rënia e qeverisë së Kosovës erdhi pas një krize të thellë politike e cila ka filluar që nga firmosja e dy marrëveshjeve për demarkacionin dhe asosacionin e komunave serbe në veri.
Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që prej ditës së nesërme në konsultim me partitë parlamentare të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Përveç opozitës, rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit. Sipas ligjit vendi hyn në zgjedhje pas 45 ditësh. (J.V/Shuplaka)