11:56 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Votoi pro Veliajt, këshilltarja e LSI-së ia kthen Kryemadhit: Nuk jam ”ajo goca”, jam Bora që deri dje ti…

12:07 | 26/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votoi pro Veliajt, këshilltarja e LSI-së ia kthen Kryemadhit: Nuk jam ”ajo goca”, jam Bora që deri dje ti…

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak 4 përfaqësues të LSI-së dolën kundër rrymës dhe votuan pro Buxhetit të propozuar nga Erion Veliaj. Në një sqarim në rrjetet sociale ajo ka dhënë edhe arsyetimin në lidhje me vendimin e saj.

Ajo  ka pasur edhe një përgjigje për Kryetaren e LSI-së. “ Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë”, shprehet Panajoti.

Statusi i Bora Panajotit:

Pse votova Pro buxhetit të Tiranës?

Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët.

Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike.

Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.

Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale “ish komunave”. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë!

Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.

Së fundmi, dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.

Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli “Mos i mat të tjerët me metrin tënd”. Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t’i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: bora panajotikeshilltarja e lsi
Pas

I dënuar me 3 vite dhe 6 muaj burg, arrestohet durrësaku

Para

Keni plane për fundvit? Shikoni njëher çfarë moti ju pret

Para
Shqipëria në prag acari, temperaturat disa gradë nën zero

Keni plane për fundvit? Shikoni njëher çfarë moti ju pret

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital

“Dilni në terren”, Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit socialistë

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik! Kandidatët do të kryejnë testin fizik

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, policia jep detajet e rastit të pazakontë

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.