Qendrës së votimit i është drejtuar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Në shoqërinë e bashkëshortjes së tij, Zonjës së Parë, Odeta Nishanit, ai është drejtuar gjimnazit “Çajupi” për të votuar.
“Mesazhi im është megjithëse demokracia jonë ka shumë pengesa, nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë ajo bëhet funkisionale. Sot është dita që shqiptarët ta tregojnë përmes pjesëmarrjes dhe votimit. Uroj që Zoti të ndikojë në këtë ditë të shenjtë që ata të marrin vendimin për të nesërmen.
Presidenti është i shkëptur nga këto zhvillime, unë po e ndjek si juve,. Uroj të ketë pjesëmarrje sa më të madhe. Shqiptarët të votojnë të qetë dhe të pa kërcënuar.”, u shpreh ndër të tjera Nishani.
Mëngjesin e sotëm, ai uroi besimtarët myslimanë shqiptarë për Fiter Bajramin.
(XH.A/SHUPLAKA)