05:32 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’Votoni që të mos iu hapni rrugë budallenjve’’, Manjani këshillon të pakënaqurit nga alternativat e partive

10:54 | 28/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani për Balilin: Çipa që prej 17 majit 2016 kishte informacion për kërkim ndërkombëtar. Ja pse nuk arrestohet

Vendi ynë nuk është dalluar asnjëherë për pjesëmarrje të lartë në votime, e në shumicën e rasteve është pakica ajo që udhëheq mbi shumicën.

Edhe në këto zgjedhje ka një klimë hezitimi për të votuar, shkak për këtë janë bërë edhe pakënaqësitë në lidhje me alternativat e partive.

Po për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani zgjedhësit duhet të shkojnë në votime në mënyrë që të mos iu hapin rrugën budallenjve.

‘’Duke mos votuar politika mbetet në krye sipas shprehjes:hapi rrugën budallait! Dhe duke i hapur rrugë atyre (politikës budallaqe) ata dalin në krye, fiks siç dalin budallenjtë para kur e gjejnë rrugën bosh.

Pra mosvotimi nuk është zgjidhje. Është anti-zgjidhje, pa sens e pa kuptim! Vetëm sa e bën të keqen më të fortë’’, shkruan ai ndër të tjera.

SHKRIMI I MANJANIT:

Një këshillë për votimet.
Ka shumë njerëz që thonë e shkruajnë në FB se: nuk do votojnë! Se nuk ja vlen të votosh këtë lloj politike.

Ka disa të tjerë që e motivojnë vendimin e tyre për të mos votuar me arsyetime të tilla që ;”lista e partisë x po y, nuk është e mirë” ose, ” partitë politike janë të gjitha të këqija”, e te tjera arësye si këto.

Nuk ka dyshim që në një shoqëri të lirë njerëzit votojnë ose nuk votojnë sipas dëshirës. Asnjë detyrim nuk mund të vendoset as për të votuar e as për të votuar dikë me zor!

Puna është se demokracia është: pjesmarrje e qytetarëve në vendimmarrjen e shtetit! Si e tille, pjesmarrja në votime është pjesmarrje në sistemin demokratik.

E kuptoj që mosvotimi është një formë proteste krejt legjitime, por nuk zgjidh problemin për të cilin proteston!

Politika, ndaj të cilës protestohet me mosvotim, ngjitet më lart, bëhet më e forte, më e keqe dhe më e pashpirt! Duke mos votuar ajo rrefuzon edhe të të flasë e jo më të të përgjigjet. Sepse nuk e ke votuar!

Duke mos votuar politika mbetet në krye sipas shprehjes:hapi rrugën budallait! Dhe duke i hapur rrugë atyre (politikës budallaqe) ata dalin në krye, fiks siç dalin budallenjtë para kur e gjejnë rrugën bosh.

Pra mosvotimi nuk është zgjidhje. Është anti-zgjidhje, pa sens e pa kuptim! Vetëm sa e bën të keqen më të fortë.

Zgjidhja është pjesmarrja. Rrezimi me votë i të keqes! Qoftë edhe duke zgjedhur një të keqe më të vogël.

Voto për dikë që është në listë diku, por që e njeh dhe ke respekt për të! Ç’rëndësi ka i kujt partie është! Të gjitha njësoj janë…

Zgjidh një parti që të duket më pak e keqe. Një parti që të paktën thotë diçka serioze. Ose edhe një parti me të cilën je apo ke qenë tifoz.

Pra voto, mundësisht zgjidh, por bëje!

Kjo është këshilla ime për të gjithë ju që me të drejtë protestoni me mosvotim!

Provojeni më mirë me votim! (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: manjanipjesemarrjavotimetylli manjani
Pas

Helmimi në Miting, Basha shkon me urgjencë në Spitalin Francez në QSUT (SI PARAQITET GJENDJA E TIJ)

Para

50 persona me urgjencë në Spital, çfarë e shkaktoi helmimin e tyre në Mittingun e PD-së? (FOTOT)

Para
50 persona me urgjencë në Spital, çfarë e shkaktoi helmimin e tyre në Mittingun e PD-së? (FOTOT)

50 persona me urgjencë në Spital, çfarë e shkaktoi helmimin e tyre në Mittingun e PD-së? (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.