Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer sot në Parlament kundër mazhorancës, duke e akuzuar për vendimin për arrestimin e tij.
“Ju votuat në 5 minuta për arrestimin tim, në një kohë kur, o të mjerë, vetëm mbrojta Parlamentin! Nuk bëra gjë tjetër.
Dhe ju, si kukulla mjerane, votuat. Tani priteni! E bëtë, do ju kthehet. Karma… ju vjen mbrapa!” – tha Berisha, duke lëshuar një paralajmërim të fortë.
Ai e cilësoi vendimin e mazhorancës si një sulm kundër opozitës dhe demokracisë, ndërsa e paraqiti veten si një viktimë të një sistemi të kapur nga pushteti.
Berisha u shpreh se ka pranuar shumë për të mbrojtur Parlamentin, por sipas tij, qeveria është ajo që e ka tradhtuar atë duke u ngritur kundër tij.
Pas fjales se Berishes ka reaguar ministri Taulant Balla, u cili i ka kujtuar kreut te opozites se shqiptaret e nxorren nga politika.
“Kur ne morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërsa në 2024 pensioni mesatar arriti në vlerën 175 euro dhe premtimi ynë, është që në fund të mandatit të katërt pensioni të jetë 400 euro, ndërsa pensionin në fshat synojmë ta çojmë 200 euro.
E gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar, e sot ne kemi mbyllur 16 marrëveshje pensionesh e bëhemi gati të mbyllim marrëveshjen me Greqinë që u ndërprenë për historinë e Belerit. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë.
Paga mesatare u rrit me 2.5 herë krahasuar me 2013 dhe do të vijojë të rritet me të paktën 20% më shumë. Në fund të mandatit të katërt paga minimale do të jetë 500 euro. Populli shqiptar ju pushoi nga puna për të mos ju marrë më në punë. Shpresa juaj tek Kujtim Gjuzi e Selami Jenihsheri. Kam bërë gjëra të mirë me ta, kam ndryshuar kushtetutën. Ju do të humbni, do të merrni vendimin për bojkot, ju do ikni e ata do të jenë në kuvend. Ky është film i parë. Seanca tjetër do të jetë 22 maj” tha Balla.