Gjashtë muaj pas vrasjes dhe përdhunimit të studentes Eleni Tofaloudi, mediat greke e bëjnë të flasë Aleksandër Muçën të riun shqiptar, i cili po vuan dënimin për krimin e rëndë që kreu ndaj students greke.
Mediat e kanë pyetur 19-vjeçarin se cili është qëndrimi i tij ndaj kësaj ngjarje të rëndë, pasi miku i tij grek, 21-vjeçari Manolis Koukouras deklaron se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ai u përgjigj: “Unë nuk e di dhe nuk më intereson çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”– është shprehur 19-vjeçari.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasi 21-vjeçarja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me ta. Fillimisht të rinjtë goditën studenten me një shufër hekuri pas kokës dhe më pas trupin e pajetë e hodhën në det në tentativë për të fshehur gjurmët e krimit.
Ngjarja u shënua në 28 nëntor, kur policia në ishullin Rodos zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.
(B.K/FAXWEB.AL)