18:44 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

07:30 | 22/11/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti rezervon “surpriza” për të dielën, çfarë pritet gjatë mesditës së sotme

Shqipëria

Një masë ajrore e ngrohtë dhe e lagësht nga jug-jugperëndimi i Europës do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente. Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme vetëm skajin veri-veriperëndimor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat minimale por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur 4°C minimalja deri në 16°C maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të mërkurë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Më të dendura reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Në viset malore priten reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës ku herë pas here shirat do të jenë rrebeshe. Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa orët vijuese do të sjellin edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë rënie te lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 11°C. Ndërkohë parametri i erës do të pësojë forcim të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim në të gjithë Mesdheun do të sjellë në këto rajone vranësira dhe rrebeshe shiu ku herë pas here shoqërohen me stuhi të forta ere. Në Ballkanin veriore dhe veriperëndimor priten edhe reshje dëbore. Po ashtu rrebeshe shiu dhe erëra të forta priten në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqiten nën mbizotërimin e motit të kthjellet por temperaturave relativisht të ulëta.

Pas

Stërvitja 20 minuta që forcon muskujt dhe djeg dhjamin

Para

Kontabilistët dhe avokatët do të dërgojnë në Kushtetuese ligjin për tatimin mbi të ardhurat që nis zbatimin nga 1 janari 2024

Para
Kontabilistët dhe avokatët do të dërgojnë në Kushtetuese ligjin për tatimin mbi të ardhurat që nis zbatimin nga 1 janari 2024

Kontabilistët dhe avokatët do të dërgojnë në Kushtetuese ligjin për tatimin mbi të ardhurat që nis zbatimin nga 1 janari 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari në Kinë, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Taulant Balla publikon video nga numërimi i votave, PS në avantazh në Tiranë dhe Elbasan

Numërohen 55.5% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51. Socialistët me 141 mijë vota diferencë

Numërohen 345 /508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD

Mbyllet numërimi në Finiq, Partia Socialiste kryeson me 2511 vota

Numërohen 109 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 184 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Numërohen 261 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 107/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 151 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.