Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vëndin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan.