Vrasës me pagesë për ekzekutimin e 32-vjeçarit nga Vlora, Refit Toro mbrëmjen e djeshme në Skelë.
Sipas TV Klan, vrasësi ka përdorur një pistolete me mulli për të mos lënë gjurmë duke e qëlluar objektivin 4 herë me 3 plumba në trup dhe qafë. Dyshohet se mund të ketë qenë vrasës me pagese dhe ka patur një bashkëpunëtor.
I ndjeri ka qenë në veturën e tij, një fuoristradë tip “Mitsubishi”, pranë zonës së Skelës, kur një makinë me dy persona i është afruar.
Ka qenë personi që ndodhej si pasagjer ai që ka qëlluar mbi të. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
Toro, i cili ka ndërruar emrin disa vjet më parë, nga Jetnor në Refit, ka qenë person i skeduar nga policia për disa vepra kriminale: vjedhje me armë dhe me dhunë në Shqipëri, ndërsa në Itali ka qenë i dënuar për vjedhje me armë, ku edhe ka vuajtur disa vite burg.
Në vitin 2008, Toro ka qenë i arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një personi në qytetin e Vlorës. (V.G/SHUPLAKA)