Gazetari investigativ Artan Hoxha duke marrë shkas nga vrasja e fundit në Tiranë ku u ekzekutua Devi Kasmi, ndërsa si autor dyshohet ish-anëtari i forcave special greke Efthymiou Efthymiou, ka ironizuar kryeministrin e vendit Edi Rama.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, thotë së për herë të parë i ka dhënë plotësisht të drejtë kryeministrit Edi Rama. Ai përmend shprehjen e kryeministrit kur thotë së “këtu punë ka, por nuk ka profesionistë”.
Ai shkruan se “rasti i ish-pjesëtarit të forcave speciale greke që ishte punësuar si vrasës me pagesë në Tiranë është një fakt i pakundërshtueshëm se te ne, jo se nuk ka punë, por nuk gjen profesionist…”.
POSTIMI I PLOTË:
Kur kryeministri Rama tha:
“Ketu pune ka, por nuk ka profesionist…”
Ne ate kohe e pashe me dyshim, por sot i jap plotesisht te drejte. Rasti i ish-pjestarit te forcave speciale greke qe ishte punesuar si vrases me pagese ne Tirane eshte nje fakt i pakundershtueshem se te ne, jo se nuk ka pune, por nuk gjen profesionist…
Meqe jemi te fronti i punes, nje vend pune per profesioniste me pagese shume te kenaqeshme sapo eshte liruar, urojme te mos na e marrin shperblimin profesionistet e huaj…
(B.H/Faxweb)