Një 23-vjeçar, i cili gëzonte shëndet të plotë, ka ndërruar jetë si pasojë e prekjes nga një infeksion që njihet si “vrasësi i heshtur”.
Ai kishte një javë që ishte kthyer nga pushimet në Spanjë, kur ra në koma dhe ndërroi jetë.
Familja e britanikut Luke Broën është shprehur se djali ka qenë i shëndetshëm dhe është marrë me sport gjatë gjithë jetës së tij. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Në muajin shtator i riu u dërgua me urgjencë në spital nga prindërit e tij, pasi këta të fundit e gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa ishte i shtrirë në shtrat. Djali u shtrua në spital, por rreth një javë më pas, teksa ra në koma, ndërroi edhe jetë.
Siç raportohet, i riu ishte viktimë e një vdekje të shpejtë, pasi ishte prekur nga një lloj meningiti, i cili mund të sjellë vdekjen e personit të prekur, edhe brenda 4 orëve.