21:43 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasësi më i shpejtë në Shqipëri/ Kush fshihet pas eleminimit të “Il Padrinos” së Vlorës, dikur shok qelie (detaje)

08:32 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasësi më i shpejtë në Shqipëri/ Kush fshihet pas eleminimit të “Il Padrinos” së Vlorës, dikur shok qelie (detaje)

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave. Ata dyshojnë se vrasësi është një ish shok qelie i “faqedjegurit” dhe që ka dorë në të paktën katër atentate, dy në Durrës dhe dy në Vlorë.

Katër ekzekutime; dy në Vlorë dhe dy në Durrës janë bërë nga i njëjti person. Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhura në harkun kohor midis vitit 2016 dhe 2019.

Ky dyshim është ngritur më në fund nga hetuesit që po merren me atentatin në afërsi të Plepave në Durrës, ku mbetën të vrarë vlonjati Edison Harizaj dhe miku i tij Genci Caca. Burime për ABC News thanë se tashmë nuk ka më dyshime cili është vrasësi me pagesë, i cilësuar si nga më të shpejtët në vend.

Ekzekutuesi, që vetëm për zhdukjen e Edison Harizajt besohet se mori 400 mijë Euro, sipas hetimeve rezulton një ish i akuzuar për vrasje, i cili më herët ka qenë në një qeli me Edison Harizaj, i akuzuar për një krim në vitin 1999. Atëkohë, sipas hetimeve, ekzekutuesi, porositësi dhe vetë Harizaj ishin miq; të dyshuar për trafik droge, gjobvënie të fuqishme dhe krime të tjera.

Duket pas kësaj miqësie në kohën kur edhe kanë dalë nga hekurat, ata u kthyen në kundërshtarë duke punuar për hesap të vet.

Të dhënat e sistemit TIMS treguan se në të paktën katër atentate, ky person, i cili jashtë përdor një tjetër identitet, hynte një muaj para në Shqipëri, dhe largohej nga kufiri, sapo realizonte ekzekutimet. Hetuesit shpjegojnë se ai sapo merrte porosinë, i mjaftonin më pak se katër javë për ta organizuar dhe realizuar atë.

Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës.

Referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj ishte shoqëruar, një burim policor i atekohe i tha ABC News, se ai kishte pikasur ndjekjen.

“Il Padrino”, siç e thërrisnin në Vlorë ishte shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Dhe në fakt mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysëm e blinduar.

Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua nëntor në lagjen 13 të Durrësit, kur ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës. I ashtuqujaturi “faqedjeguri” Harizaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshirë dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Etiketa: hetimet per edison harizajnil padrino i vloresshok qelie edison harizajvrasja e edison harizajt
Pas

“Dua ti telefonojë me shpresë se…”, i ati flet me lot në sy në ditëlindjen e Ergi Dinit

Para

Nuk do ta besoni çfarë inteligjence ka ky 9-vjeçar nga Shqipëria (Video)

Para
Nuk do ta besoni çfarë inteligjence ka ky 9-vjeçar nga Shqipëria (Video)

Nuk do ta besoni çfarë inteligjence ka ky 9-vjeçar nga Shqipëria (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.