09:41 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasësit e komisarit Artan Cuku shijojnë lirinë, Krimet e Rënda shtyjnë seancën. Greqia shpëton minoritarin

10:10 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Emri i komisarit Cuku në çdo faqe muri të qelisë së Bledar Jambellit”, historia e plotë e një zinxhiri vrasjesh

Pavarësisht se është një nga vrasjet më të rënda të këtyre viteve të fundit, porositësi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Artan Cuku vijojnë të shijojnë lirinë e tyre. Kjo është bërë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore, që ishte parashikuar të mbahej sot te Krimet e Rënda.

Porositësi Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci, janë lënë të lirë nga Gjykatat greke, pavarësisht se ndaj tyre kishte urdhët ndalimi në Shqipëri.

Pas lirimit, asnjërit prej tyre nuk i dihet adresa, dhe me siguri janë duke pushuar, pse jo dhe larg Greqisë, dhe të pashqetësuar për të dhënë llogari për krimin e rëndë që u krye në emër të tyre.

Gjatë seancës te Krimet e Rënda më në fund është konfirmuar ajo që ishte raportuar prej ditësh në media, se Kristaq Leci është liruar pak javë më parë nga drejtësia greke.

Greqia ka kundërshtuar ekstradimin e tyre me pretendimin se u rrezikohet jeta në Shqipëri dhe Jambelli ka mbiemër të minoritetit grek.

Ky mbiemër e ka shpëtuar atë nga akuza e vrasjes në bashkëpunim, ndërsa në burg mbetet vetëm i afërmi i tij Mikel Shallari, i cili ka pranuar ekzekutimin e Cukut dhe është bërë i penduari i drejtësisë. Shallari ka pranuar se gjithçka e ka kryer për para, ndërsa pas ngjarjes ishte i vetmi që u arrestua nga autoritetet shqiptare.

Gjyqi për çështjen e Artan Cukut ka rinisur pas një viti pezullim, pasi të pandehurit nuk kishin marrë njoftim. Ligji thotë se pas 1 viti rifillon gjykimi edhe nëse nuk janë kapur, por duket se familja Cuku do të presë gjatë, derisa drejtësia të flasë për të afërmin e tyre.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Artan Cukubledar jambellikristaq lecilirohen vrasesit e artan cukutlirohet bledar jambelliMikel Shallarivrasja e artan cukut
Pas

I vendosin gjobë një gruaje, arrestohen dy femra në Shkodër (SHUMA+EMRAT)

Para

Presidenti brazilian nën akuzë për vrasjen e politikanes, del ‘live’ me sytë e skuqur duke premtuar hakmarrje (VIDEO)

Para
Presidenti brazilian nën akuzë për vrasjen e politikanes, del ‘live’ me sytë e skuqur duke premtuar hakmarrje (VIDEO)

Presidenti brazilian nën akuzë për vrasjen e politikanes, del 'live' me sytë e skuqur duke premtuar hakmarrje (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.