Është vënë në pranga e Policisë autori i vrasjes së 65-vjeçarit Gjin Marku në zonën e Mërqisë në Lezhë ku burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është Tonin Ndoj., 50 vjeç banues në Lezhë.
Ky i fundit ka qenë mik familjar me viktimën, dhe vrasja ka ndodhur pas një sherri mes tyre. Sipas njoftimi të Policisë, është sekuestruar gjithashtu arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin.
Mbi Ndojin rërndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.
Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta
Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.
(F.GJ/FAXWEB.AL)