Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në zonën e Stom Golemit në Shkodër.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në zonë ndërsaviktima është identifikuar si Angjelin Shkambi, i cili është gjetur i vrarë në makinë. Nuk dihet asgjë në lidhje me shkaqet dhe autorët e mundshme të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shkëmbi dyshohet se ka qenë me precedentë penalë për kultivimin e drogës, ndaj kjo është edhe pista ku po heton policia. Burime të Policisë i thanë ‘’Fax News” se dyshohet për prishje të pazareve të drogës.
Shtetasi Angjelin Shkëmbi, banues në Pulaj të Velipojës u arrestua pak kohë më parë pasi më datë 28 shkurt të këtij viti ishte shpallur në kërkim.
Policia sqaron se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 14 shkurt 2017, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
DETAJET PARAPRAKE:
Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.
(E.K/FAXËEB)