Detaje të mëtejshme kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen makabër në fshatin Zhupan të Fierit, ku Elton Metaj ia mori jetën duke e qëlluar për vdekje me një armë zjarri.
Burimet zyrtare kanë bërë me dije së ngjarja ndodhi në orën 22:50, dhe pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.
Ndërkohë, po punohet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nënvizoi Policia e Shtetit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.