Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një nga të plagosurit është biznesmeni Ervis Martinaj, i njohur ndryshe edhe si “i forti i Tiranës”.
Lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe njoftimi paraprak i policisë në të cilin thuhet:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(B.B/ Faxweb.al)