21:20 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e 15-vjeçarit shqiptar me thikë, dëshmia e dhimbshme e nënës së tij: Kisha lajmëruar policinë

17:09 | 24/09/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 15-vjeçarit shqiptar me thikë, dëshmia e dhimbshme e nënës së tij: Kisha lajmëruar policinë

Konfliktet mes grupeve të të rinjve në Angli, të kthyera prej kohësh në një problem për këtë vend për shkak të numrit të lartë të viktimave që kanë shënuar, këtë radhë prekën komunitetin shqiptar. 15 vjeçari nga Kosova, Elton Gashaj, u gjet i qëlluar më thikë në parkun Salt Hill të kryeqytetit britanik e më pas, nga plagët e marra, i riu ndërroi jetë.

Një tjetër 15-vjeçar sipas policisë, është arrestuar në lidhje me vdekjen e tij dhe po mbahet në paraburgim. Një tjetër djalë 17 vjeç, i ndaluar edhe ai në të njëjtën kohë, u la i lirë. Detektivët thonë se goditja ka ndodhur pas një sherri që ka përfshirë një grup djemsh, e që mund të ketë qenë për drogë.

Ata shtuan se në momentin e ngjarjes, në park ka pasur mjaft njerëz dhe apeluan që dëshmitarët e mundshëm okularë të bëjnë përpara, sidomos ata që mund të kenë edhe pamje filmike të regjistruara me telefona celularë. Në një rrëfim të dhimbshëm, e ëma e viktimës u shpreh se e kishte lajmëruar disa herë policinë se i biri ishte kërcënuar pasi po shoqërohej me njerëzit e gabuar.

“I kam thënë policisë se djali im nuk ishte i sigurt. Dy apo tre herë është zënë me disa djem. Kishte thyer krahun, më tha se ra nga biçikleta, por ai shoqërohej me njerëz jo të mire; mua më thoshte se do të ndryshojë”, ka thënë mes dhimbjes nëna e 15-vjeçarit. Një fqinjë e adoleshentit e ka përshkruar atë si djalë shumë të sjellshëm, e thoshte se dhe në shkollë, kishte qenë nxënës i mirë.

Etiketa: elton gashaj
Pas

Plagosje me armë gjahu/ 79-vjeçari nga Gramshi në gjendje kritike për jetën

Para

105 banesa në Tiranë nën ujë, Xhaçka: Ja si paraqitet gjendja në të gjithë vendin

Para
105 banesa në Tiranë nën ujë, Xhaçka: Ja si paraqitet gjendja në të gjithë vendin

105 banesa në Tiranë nën ujë, Xhaçka: Ja si paraqitet gjendja në të gjithë vendin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.